KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulm kamikaz në Afganistan

Sulm kamikaz në Afganistan

Të paktën 26 persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë janë plagosur pas një sulmi kamikaz me bombë të ndërmarrë ndaj një teqeje në perëndim të kryeqytetit Kabul të Afganistanit. Mediat e huaja raportojnë se agresori sulmoi një turmë prej qindra personash të cilët ishin mblehur për të festuar fillimin e Novruzit. Shumë nga personat e mbledhur i përkisnin minoritetit shiit. Sulmi nuk është marrë përsipër nga ndonjë grup. Sulmet ndaj shiitëve kanë njohur rritje gjatë viteve të fundit. Shumë prej tyre janë marrë përsipër nga grupi terrorist i shtetit islamik.

Sicred