KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulm i madh terrorist në Kabul,forcat afgane në sulm për rimarrjen e hotelit

Sulm i madh terrorist në Kabul,forcat afgane në sulm për rimarrjen e hotelit

Forcat afgane të sigurisë kanë luftuar për gjatë gjithë natës për të fituar kontrollin në një hotel luksoz në Kabul, i cili u sulmua nga militantë duke vrarë disa njerëz. Personat e armatosur sulmuan Hotelin “Interkontinental” të shtunën mbrëma, duke qëlluar vizitorët dhe stafin. Dy nga sulmuesit janë vrarë dhe të tjerët mbetën të fshehur në katet e sipërme. Të shtënat me armë mund të dëgjohet disa orë pas fillimit të rrethimit. Është e paqartë se sa njerëz janë vrarë ose plagosur. Sulmi filloi rreth orës 21:00 të orës lokale, me raporte që sugjeronin se personat e armatosur qëlluan mbi rojet e sigurisë, teksa shpërthyen granata pasi hynë në ndërtesën gjashtëkatëshe. Forcat e sigurisë pastruan katin përdhe të hotelit dhe tani po luftojnë për të siguruar shpëtimin e çdo njeriu të bllokuar brenda. Por sulmuesit janë ende të fshehur në katet e mësipërme, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme. Disa raporte thanë se hoteli kishte mbajtur një konferencë të IT-së ku morën pjesë zyrtarë provincialë në atë kohë. Sulmi vjen vetëm disa ditë pasi ambasada amerikane në Kabul lëshoi një paralajmërim për hotelet në qytet.

Sicred