KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulm ajror në Gaza

Sulm ajror në Gaza

Porti kryesor i Gazës u godit nga avionët izraelitë, duke dëmtuar dy barka por pa shkaktuar viktima. Ushtria izraelite bëri të ditur se avionët e saj luftarakë shënjestruar gjashtë shenjestra të cilat i përkasin forcës detare të organizatës Hamas, por nuk dha vendondodhjen e shënjestrave. Besohet se ky është sulmi i parë që avionët izraelitë kanë ndërmarrë ndaj barkave në Gaza që nga lufta e vitit 2014 mes Izraelit dhe Hamas. Ofensiva ushtarake erdhi pas një dite përplasjesh mes trupave izraelite dhe palestinezëve në kufirin tokësor mes tyre, ku banëorët e Gazës filluan një protestë gjashtëjavore në datën 30 mars. Demonstruesit kërkojnë që refugjatëve dhe pasardhësve të tyre t’u njihet e drejta të kthehen në shtëpitë e tyre, të cilat ndodhen aty ku tani është izraeli. Katër palestinezë, mes tyre edhe një 15-vjecar, kanë humbur jetën gjatë njëzetëekatër orëve të fundit, duke e cuar në 42 numrin total të viktimave qëkur nisi protesta. Palestinezët thonë se Izraeli po përdor forcë të tejskajshme ndaj protestuesve, 2 mijë prej të cilëve janë plagosur me armë zjarri.

Sicred