KRYEFAQJA » LAJME » Sulejman Starova për Armand Dukën tek “Rubrika sportive”
"Partizani" largon Starovën dhe vendos Dalipin

Sulejman Starova për Armand Dukën tek “Rubrika sportive”

Pas ndeshjes Tirana-Skënderbeu e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, i ftuar në emisionin “Rubrika sportive” në RTSH, ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Starova e ka akuzuar Dukën se e ka privatizuar institucionin e FSHF-së, duke marrë vetë vendime për çdo gjë, madje edhe duke vendosur fatet e të gjitha aktiviteteve të futbollit. Në këto kushte ai nuk denjon të vijë as në stadium për të dhënë trofetë kur ka ndeshej finale. Starova ka thënë se Duka është kthyer në një monark në FSHF, duke e lënë sekretarin e përgjithshëm, Ilir Shulku pa përgjegjësi. Po ashtu edhe Komiteti Ekzekutiv nuk bën asgjë pa urdhërin e tij. Trajneri i Partizanit bën thirrje për rrëzimin e Dukës dhe sistemit të tij. Sulejman Starova e mbyll flet edhe për konfliktin që ekziston midis Partizanit dhe Dukës, apo Dukës me presidentin e klubit të kuq, Gaz Demi.

Sicred