KRYEFAQJA » LAJME » Suela Mëhilli skualifikohet në garën e Sllallomit, mbyll olimpiaden

Suela Mëhilli skualifikohet në garën e Sllallomit, mbyll olimpiaden

Suela Mëhilli nuk ia ka dalë t’i përfundojë të dyja zbritjet e garës së saj të dytë dhe të fundit në “Pjongçeng 2018”, asaj të sllallomit, duke e mbyllur kështu edhe pjesëmarrjen e saj në atë që ishte  Olimpiada e dytë Dimërore për skiatoren shqiptare, që pati konkurruar edhe në “Soçi 2014” për ngjyrat kuqezi. Në fakt, sikundër pati ndodhur edhe me garën e sllallomit gjigand, edhe gara e sllallomit është zhvilluar më në fund të premten, pas dy shtyrjeve të njëpasnjëshme, për shkak të kushteve atmosferike, erës së fortë dhe rreshjeve të dëborës. Mëhilli nuk ka arritur, në të dyja zbritjet, të mbetet brenda itineratit të garës, duke dalë jashtë pistës. 24-vjeçarja pati bërë të enjten një paraqitje relativisht të kënaqshme, pasi u rendit e 53-ta në botë në përfundim të garës së sllallomit gjigand, me kohën 2 minuta, 46 sekonda e 57 të qindtat. Në zbritjen e parë, Mëhilli ka mbërritur në finish e 60-ta, me kohën 1 minutë, 24 sekonda e 67 të qindtat. Megjithatë, zbritja e dytë ka qenë më e mirë për Mëhillin, e cila, së bashku me Erjon Tolën është një nga dy sportistët që përfaqësojnë Shqipërinë në këto Lojëra Olimpike Dimërore.  Në përfundim, Suela Mëhilli është renditur e 53-ta midis 81 garuesve në disiplinën e sllallomit gjigand të femrave në këtë Olimpiadë Dimërore. Tanimë radhën e ka 31 vjeçari Erjon Tola, i cili do të konkurrojë më 18 dhe 22 shkurt 2018.

Sicred