KRYEFAQJA » LAJME » Suedia: Shqipëria të tregojë prova se lufton krimin e organizuar

Suedia: Shqipëria të tregojë prova se lufton krimin e organizuar

Javët e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme për vendimin e BE lidhur me çeljen e negociatave me Shqipërinë. Ambasadori i Suedisë në Tiranë Johan Ndisi i tha RTSH se çështja e qëndrimit suedez në Këshillin e Ministrave e të kryeministrave në qershor është ende në diskutime.

“Suedia është mbështetëse e madhe e Shqipërisë në BE politikisht dhe financiarisht, tha ai. E shohim që Shqipëria ka bërë progres të madh krahasuar me vitin e kaluar si për Reformën në Drejtësi ashtu edhe për rezultatet e para të vetingut, reformën në administraten publike dhe mendoj se rekomandimi ishte tregues i këtij përparimi. Tani është fjala për të treguar se jeni të përgatitur dhe që 28 vendet të shohin këtë përparim e të vendosin për këtë hap. Mendoj se janë disa pika kyçe siç është shteti i së drejtës dhe disa vende po e ndjekin nga afër këtë. Ajo që duam të bindemi është që të sigurohemi se Shqiperia është e përgatitur të kalojë në hapin tjetër të kësaj rruge me sfida të integrimit europian kështu që mendoj që javët e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme për këtë vendim” tha zoti Ndisi.

Disa vende si Hollanda kanë ngritur pretendime të ndryshme mbi nivelin e krimit të organizuar që vjen nga Shqipëria përmes komunitetit shqiptar atje dhe emigracionit. Suedia ka gjithashtu komunitet shqiptar dhe emigracion. Si qëndron ky raport?

“Eshtë shumë e rëndësishme të luftohet krimi i organizuar dhe kjo është e rëndësishme sepse ka ndikim shumë të madh për vetë Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare. Së dyti, është diçka që del tej kufijve të Shqipërisë dhe i ndikon vendet europiane. Si Suedi mund të them se jemi të ndikuar nga krimi I ballkanit perëndimor përfshirë edhe atë të Shqipërisë. Pra kjo është diçka që Suedia por edhe vendet e tjera anëtare po e shohin nga afër sidomos në pikëpamje të shtetit të së drejtës, reformës në drejtësi dhe luftës kundër krimit të organizuar, për të patur rezultate në çmontimin e krimit të organizuar dhe hetimin e gjykimin e kokave të tij. Nëse është fjala për aplikimet e emigrantëve, Suedia ka qënë e prekur nga kjo, por vitin e fundit janë marra masa nga qeveria shqiptare dhe numri është ulur, dhe uroj se ky trend të vazhdohet, sepse edhe njerëzit nevojiten këtu në Shqipëri” tha ambasadori suedez.

Cilët janë faktorët favorizes dhe ata pengues për një vendim pozitiv?

“Në favor të një vendimi pozitiv janë reforma në drejtësi dhe hapat e parë të saj dhe disa hapa në reforma në administratën publike, por siç e thashë nevojten edhe lufta kundër krimit të organizuar si më lart. Këto janë fushat që nuk janë surprizë dhe suedia po sheh këto fusha por edhe në të njejtën kohë në i njohim arritjet rëndësishme të Shqipërisë si fillimi vetingu. A ka vendosur vetë Suedia për qëndrimin e saj?
Sinkr. Qëndrimi i Suedisë është duke u diskutuar ende dhe kjo është diçka që do ta shohim kur ministrat të takohen” tha ambasadori i Suedisë në Tiranë Johan Ndisi për RTSH.

Sicred