KRYEFAQJA » LAJME » FIFA Rusi 2018 » Suedia mposht Korenë e Jugut 1 – 0, vendos “VAR”-i
Suedia mposht Korenë e Jugut 1 - 0, vendos "VAR"-i

Suedia mposht Korenë e Jugut 1 – 0, vendos “VAR”-i

Dita e 5-të e Kampionatit të 21-të Botëror të Futbollit ka luajtur pasdreke ndeshjen e tij të parë, atë midis Suedisë dhe Koresë së Jugut që u fitua nga evropianët me një gol të vetëm. Në fakt, kjo ndeshje, e cila ishte e vlefshme për grupin F, më kuadër të të cilit Meksika mundi të dielën Gjermaninë 1-0, ka qenë kryesisht e barazpeshuar në pjesën e parë, me një epërsi të lehtë sa u përket rasteve për shënim nga ana e nordikëve. Megjithatë, pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura, ndërsa ka lënë për të dëshiruar edhe gjykimi i ndeshjes nga ana e kryesorit nga Salvadori, Aguilar. Dhe kjo do të vërehet edhe në minutën e 64-t, teksa Sistemi i Ndihmësgjyqtarit të Videos, që njihet shkurt si “V-A-R”, ka sinjalizuar gjyqtarin kryesor për një episod të diskutueshëm në zonën koreanojugore. Pas konsultimit me gjyqtarët e videos, gjyqtari kryesor ka akorduar një 11-metërsh në favor të Sudiesë, që shndërrohet në gol nga Grank-visti. Evropianët do të vijojnë ta administrojnë rezultatin përballë aziatikëve të pafuqishëm për të thyer qëndresën e Suedisë. Përfundimisht, kjo ndeshje mbyllet me fitoren minimale të suedezëve, që ndajnë kreun e renditjes me Meksikën, me pikë të plota 3.

Sicred