KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Suedi – Angli, Britanikët thyejnë nordikët për herë të 3-të në gjysëmfinale
Suedi - Angli, Britanikët thyejnë nordikët për herë të 3-të në gjysëmfinale

Suedi – Angli, Britanikët thyejnë nordikët për herë të 3-të në gjysëmfinale

Njëra nga dy ekipet që kanë fituar të paktën një herë trofeun e çmuar të kampiones së botës, Anglia, është në rrugë të mbarë për ta synuar edhe një herë një sukses të tillë, pasi ka triumfuar të shtunën ndaj Suedisë, me një fitore dygolëshe. Në fakt, sfida e zhvilluar në Samara është vendosur në favor të ishullorëve nga dy gola falë goditjeve me kokë, të shënuar nga një për secilën pjesë loje. Anglia do ta gjejë golin e epërsisë pas një gjysmë ore lojë, kur Herri Meguajër do të fitojë betejën ajrore me mbrojtjen suedeze dhe do ta përcjellë topin në rrjetë. Me këtë epërsin minimale do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa ajo e dyta do të jetë kryesisht e barazpeshuar, por ajo që do të bëjë diferencën do të jetë minuta e 59-të, kur një tjetër goditje me kokë, këtë radhë nga Dele Ali, do të prehet në rrjetë. 2-0 dhe Anglia do ta administrojë epërsinë deri në fund, duke siguruar kështu, për herë të 3-të në histori, vendin në gjysmëfinalen e një Botërori. Dy herët e mëparshme kanë qenë Botërori i 1996-ës, ku triumfoi në shtëpi, dhe ai i 1990-ës, në Itali, ku u mund vetëm pas goditjeve të 11-metërshve përballë Gjermanisë. Supersticiozët do të kujtojnë ndërkohë, se e vetmja herë që Anglia ka shënuar më tepër se 10 gola në një Botëror, ka qenë pikërisht 1966-ta.

Sicred