KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Suedezët hedhin vështrimin drejt takimit me Zvicerën
Suedezët hedhin vështrimin drejt takimit me Zvicerën

Suedezët hedhin vështrimin drejt takimit me Zvicerën

Edhe suedezët nga ana e tyre kanë treguar qëndrueshmëri në avancimin e fazës së grupeve në Kupën e Botës. Ata e kanë kaluar grupin në 4 botërorë, 1994, 2002, 2006 dhe 2018.
Por Suedia ka një rast të veçantë. Bëhe fjalë për futbollistin John Guidetti. Rruga drejt botërorit për të, nuk ka qenë aspak e lehtë. Gjashtë vjet më parë, ai u infektua nga virusi i pulave. U paralizua në një këmbë dhe iu tha se kurrë nuk do të mund të luante më futboll. Por përtej të gjitha parashikimeve, kundër Gjermanisë ai bëri debutimin e tij në Kupën e Botës. “Natyrisht që kjo gjë do të thotë shumë për mua. Kam kaluar një provë të vështirë në jetën time. Kam ëndërruar të luaj në një Kupë Botërore dhe tani jam këtu” – tha Guideti.
Ashtu si në kampin zviceran, edhe në atë suedez, njëri pritet të bëhet baba. Eshtë kapiten Andreas Granqvist, që pre të bëhet baba për herë të dytë. Fëmija i tij do të lindë në 3 korrik, po atë ditë që Suedia luan me Zvicrën në raundin e 1/8. Por futbollisti suedez, nuk planifikon të fluturojë për në shtëpi atë ditë. Nëse do të qëndrojë kombëtarja e tij ende në Kupën e Botës, atëherë po mund të shkojë pranë familjes për të takuar vajzën e tij të vogël, pjesëtaren më të re të familjes.
Edhe Suedia ka zhvilluar stërvitjen me dyer të mbyllura, përpara sfidës me Zvicrën.
Një statistikë e çuditshme duhet t’u japë tifozëve të Suedisë pak shpresë për ndeshjen në Shën Petersburg: në katër botërorët e fundit, skuadrat që arritën në gjysmëfinale i kishin fituar të gjitha ndeshjet e tyre në grup. Suedia fitoi ndeshjen e fundit në grup atë me Meksikën, ndërkohë që Zvicra ndau pikët me Kosta Rikën.

Sicred