KRYEFAQJA » LAJME » Subvencionet për bletët

Subvencionet për bletët

Subvensionet financiare në bletari janë shumë  efikase për bletërritësit. Vetëm gjatë 2 viteve të fundit kanë përfituar subvensione financiare mbi 100 fermerë që ushtrojnë biznesin në sektorin e bletarisë në qarkun e Elbasanit. Si rezultat i kujdesit në kullotë dhe i mbështetjes financiare nga  shteti është arritur të merren rreth 14 kg mjaltë për koshere. Bletërritësi Engjëllush Spaho ka përfituar nga subvensioni 150 mijë lekë të reja gjë që ka mundësuar rritjen e numerikut të bletëve në 100 koshere të tjera.

Aktualisht Engjëllush Spaho në bisnesin e tij ka punësuar 7 anëtarët e familjes së tij si dhe 4 puntorë të tjerë duke i garantuar pothuajse çdo muaj mbi 100 mijë lekë të reja për person.

Deri tani nga vjelja e prodhimit të ri ai ka marreërreth 14 kg mjalt për koshere mjalt natyror i cilësisë së lartë. Ndërkohë krahas prodhimit të mjaltit ai prodhon dhe nënprodukte të tjera si qumësht blete, polene, propolis dhe dyll blete të cilat kanë vlera të shumta kurative për shërimin e shumë sëmundjeve për të gjitha grupmoshat njerëzore. Ndërkohe ai ka kërkesa për shitje edhe nga tuirste të huaj si nga Italia, Gjermania dhe Finlanda.

Sicred