KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Suares kualifikon Uruguajin
Takimi i dytë i ditës së 7-të të “Rusi 2018” ka qenë ai i vlefshëm për grupin A dhe Uruguaji i është bashkuar Rusisë si një nga dy skuadrat e para që kualifikohen për në turin tjetër të këtij Botërori, pasi ka mundur Arabinë Saudite me një gol të vetëm, të shënuar në pjesën e parë. Në fakt, kjo pjesë ka parë amerikanolatinët ta nisin më mirë, me dy sulmuesit kryesor, Luis Suarezin dhe Edison Kavanin, që shkojnë dëm raste për shënim. Por goli do të vijë për Uruguain në minutën e 23-të, kur një dalje e gabuar e portierit saudit, i jep mundësi sulmuesit të Barcelonës që të shënojë. (Efekte goli) Sikundër ka ndodhur me një numër skuadrash në këtë Botëror, edhe Uruguai është mjaftuar me shënimin e një goli dhe me administrimin e epërsisë, duke i dhënë mundësi Arabisë Saudite të kundërpërgjigjet dhe të rrezikojë, por pa arritur ta gjejë rrjetën e portës së amerikanolatinëve. Kështu, pjesa e parë do të mbyllet me epërsinë njëgolëshe të Uruguait, ndërsa e dyta do të luhet nën nivelin mesatar, teksa lodhja do të bëjë të vetën dhe amerikanolatinët do të mjaftohen me administrimin e rezultatit. Një rezultat që nënkupton se Uruguai ndan kreun e renditjes me Rusinë dhe takimi i fundit midis tyre vlen vetëm për vendin e parë. Nga ana tjetër, Arabia Saudite dhe Egjipti janë edhe matematikisht të eliminuar.

Suares kualifikon Uruguajin

Takimi i dytë i ditës së 7-të të “Rusi 2018” ka qenë ai i vlefshëm për grupin A dhe Uruguaji i është bashkuar Rusisë si një nga dy skuadrat e para që kualifikohen për në turin tjetër të këtij Botërori, pasi ka mundur Arabinë Saudite me një gol të vetëm, të shënuar në pjesën e parë.

Në fakt, kjo pjesë ka parë amerikanolatinët ta nisin më mirë, me dy sulmuesit kryesor, Luis Suarezin dhe Edison Kavanin, që shkojnë dëm raste për shënim. Por goli do të vijë për Uruguain në minutën e 23-të, kur një dalje e gabuar e portierit saudit, i jep mundësi sulmuesit të Barcelonës që të shënojë.

Sikundër ka ndodhur me një numër skuadrash në këtë Botëror, edhe Uruguai është mjaftuar me shënimin e një goli dhe me administrimin e epërsisë, duke i dhënë mundësi Arabisë Saudite të kundërpërgjigjet dhe të rrezikojë, por pa arritur ta gjejë rrjetën e portës së amerikanolatinëve. Kështu, pjesa e parë do të mbyllet me epërsinë njëgolëshe të Uruguait, ndërsa e dyta do të luhet nën nivelin mesatar, teksa lodhja do të bëjë të vetën dhe amerikanolatinët do të mjaftohen me administrimin e rezultatit.

Një rezultat që nënkupton se Uruguai ndan kreun e renditjes me Rusinë dhe takimi i fundit midis tyre vlen vetëm për vendin e parë. Nga ana tjetër, Arabia Saudite dhe Egjipti janë edhe matematikisht të eliminuar.

Sicred