KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Stuhia e tmerrshme në Kaliforni
stuhia e tmerrshme, californi, shba, amerike, bota

Stuhia e tmerrshme në Kaliforni

Stuhia e tmerrshme e quajtur “bomba e motit” është zbutur disi në pjesën jugore të Kalifornisë, ndersa ka vënë në panik pjesën veriore të shtetit amerikan për shkak të drejtimit që ka marrë. Reshje të dendura shiu, përmbytje dhe rrëshqitje dherash e balte kanë shkaktuar kërdinë te premten e te shtunen, duke lënë të vdekur të paktën 5 persona. Meteorologët thonë se kjo është stuhia më e rëndë që ka goditur Kaliforninë vitet e fundit. Ndërkohë, parashikuesit e motit paralajmëruan banorët e pjesës veriore, përfshi San Franciscon, për reshje të dendura gjatë kësaj të diele. Meteorologët e përshkruan stuhinë si “bomba e motit”, për shkak të krijimit të një zone me presion të ulët atmosferik dhe me erëra intensive thuajse tropikale.

Sicred