KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Stuhi të fuqishme në Australi

Stuhi të fuqishme në Australi

Cikloni Debbi la pas shumë shkatërrime në Australi dhe autoritetet kanë nisur të bëjnë bilancin e dëmeve që janë kolosale. Stuhia e fuqishme shkaktoi përmbytjen e një sipërfaqe të madhe sa shteti i Teksasit dhe i kushtoi jetën të paktën 3 personave. Tashmë Debbi ka humbur fuqinë mbi detin e Tasmanisë pasi solli rrëbeshe të forta mbi bregun lindor të Australisë që nga pika e përplasjes me kontinentin në Kuinsland. Shirat kanë përfunduar, por alarmi për përmbytje është ende në fuqi, dhjetëra qendra të banuara dhe arat e mbjella janë nën ujë, ndërsa dëmet pritet të jenë me qindra miliona dollarë.

Sicred