KRYEFAQJA » LAJME » Stuhi e fortë në Greqi, humbin jetën 6 turistë

Stuhi e fortë në Greqi, humbin jetën 6 turistë

Gjashtë turistë kanë humbur jetën dhe të paktën 30 të tjerë janë plagosur pas një stuhie të fortë në Halkidiki të Greqisë. Një çift nga Çekia humbi jetën teksa makina me të cilën udhëtonin u përmbys, ndërsa një grua rumune dhe fëmija i saj u vranë nga rrëzimi i një çatie restoranti. Ndërkaq, një burrë rus dhe djali i tij u vranë nga një pemë që u rrezua pranë hotelit ku po qëndronin. Në vend u shpall gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa në terren zbriten më shumë se 100 punonjës shpëtimi. Pamjet flasin për situatën e pazakonte të krijuar nga stuhia, pemë të rrëzuara, makina të përmbysura dhe ndërtesa të dëmtuara. Të paktën 120 vetë janë dërguar në spitalin e zonës dhe në Spitalin e Selanikut për trajtim më të specializuar. Për shkak të dëmeve të rënda që shkaktoi stuhia, në Halkidiki është shpallur në gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa ministri i Mbrojtjes së Qytetarit ndodhet atje për të inspektuar situatën.

Sicred