KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Studimi për informalitetin në industrinë nxjerrëse

Studimi për informalitetin në industrinë nxjerrëse

Sipas të dhënave zyrtare vërehet se në një nivel mesatar 23% të tregut të punës në sektorin e industrisë nxjerrëse është informale. Kjo është një nga gjetjet e studimit për formalizimin tregut të punës në këtë sektor  kryer nga Qendra për të drejtat në Punë, Sipas njërit nga autorët e studimit Artur Papajani informaliteti shprehet gjithashtu edhe në mosdeklarimin e pagës reale për gjithë punonjësit sipas kategorisë që ata kanë nënshkruar kontratën. Disa nga gjetjet e ketij studimi janë që punonjësit janë jashtë fokusit të sindikatave një nga pengesat kryesore për kalimin nga punësimi informal në atë formal . Sipas ketij studimi qeverisja e mirë e industrive nxjerrëse kërkon planifikim afatgjatë, duke filluar në një fazë të hershme të zhvillimit të sektorit, së bashku me transparencën fiskale afatgjatë, por duke përfshirë në gjithë aktivitetin boshtin e dialogut social midis punëdhënësve dhe punëmarrësve.

Sicred