KRYEFAQJA » LAJME » Studimi: Kimikatet po feminizojnë popullatën e peshqve
Studimi: Kimikatet po feminizojnë popullatën e peshqve

Studimi: Kimikatet po feminizojnë popullatën e peshqve

Një toksikolog britanik ka zbuluar se kimikatet e hedhura në ujë po feminizojnë popullatën e peshqve. Një numër i konsiderueshëm i individëve meshkuj të kësaj popullate janë kthyer në interseksualë dhe transgjinorë duke shfaqur karakteristika mashkullore dhe femërore në të njëjtën kohë. Mutacionet shkaktohen nga kimikikatet që përmbajnë pilulat kontraceptive, produktet e pastrimit, plastikat dhe produktet kozmetike të cilat shkarkohen në impiantet e trajtimit të ujërave të përdorura. 20 përqind e peshqve meshkuj të testuar në 50 zona shfaqën sjellje më pak konkurruese çiftëzimi, një cilësi më të ulët sperme dhe disa prej tyre prodhonin vezë. Pasardhësit e këtyre peshqeve mund të jenë më të ndjeshëm ndaj efekteve të ekspozimeve të mëtejshme ndaj kimikateve. Më shumë se 200 kimikate që gjenden në sistemet e trajtimit të ujërave të përdorura, kanë efekte të ngjashme me hormonin femëror, estrogjenin. Përvec kësaj, edhe ilaçet si antidepresantët, gjithashtu të shkarkuara në sistemet e ujërave të përdorura, i kanë kthyer peshqit në krijesa më sociale, që kanë nivele më të ulëta të frikës nga e cila karakterizohet lloji i tyre, duke u bërë kështu pre më e lehtë për grabitqarët.

Sicred