KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Studimet e integruara me praktikën garantojnë punësim

Studimet e integruara me praktikën garantojnë punësim

Integrimi i studimeve me praktikën në fakultetin e studimeve të larta FASTIP në Durrës, rezultoi të jetë një zgjedhje e mirë për 25 studentët që tre vite më parë nisën studimet për menaxhim bankar dhe menaxhim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Sot të gjithë këta studentë janë punësuar në banka të ndryshme të vendit .

“Kam qënë shumë skeptike në fillim lidhur me fakultetin por që rezultoi mbas tre vitesh që ishte i suksesshëm dhe tani jemi punonjës të BKT-së. Sugjeroj të gjithë studentët ta zgjedhin këtë shkollë sepse ka vetëm përfitime. Të veçantë ky studim ka se na mundëson dhe praktikën gjithashtu dhe shkollën dhe mund të them me bindje se jam një njeri me fat se direkt mbas shkollës jam punësuar” u shprehen disa nga studentet e diplomuara të këtij fakulteti.

Kseanela Sotirofski Rektore e UAMD u shpreh se FASTIP është i vetmi fakultet i vetmi unik në shqipëri që në momentin që i diplomon studentët iu jep atyre në dorë dhe kontratat e punës.

Kjo ceremoni diplomimi ishte për brezin e gjashtë të studentëve të këtij fakulteti, duke shkuar në 154 numri i studentëve që me mbylljen e ciklit të studimeve kanë marrë në dorë edhe kontratën e punës në sipërmarrje të ndryshme private.

Sicred