KRYEFAQJA » LAJME » Studentët protestojnë për tarifat, Rama: Nuk shpenzojmë për studentët ngelës!
Protesta e studentëve shtrihet nga Tirana në qytete të tjera

Studentët protestojnë për tarifat, Rama: Nuk shpenzojmë për studentët ngelës!

Studentët e Universitetit të Tiranës kanë protestuar sot masivisht para Ministrisë së Arsimit për heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura, shtyrjen e afatit të pagesës vjetore dhe aplikimin me këste të pagesës vjetore. Ata kanë bojkotuar mësimin dhe kanë bllokuar rrugën para ministrisë duke hedhur parulla, madje edhe vezë e stilolapsa.
Në një përpjekje për të qetësuar studentët, por edhe për t’ju përgjigjur kërkesave të tyre ministrja e arsimit Lindita Nikolla, ka realizuar një takim me rektorët e më pas ka dalë në një konferencë për shtyp. Por deklaratat e saj ishin më shumë sqarim i situatës se sa përgjigje për kërkesat e studentëve.
Shumë më i drejtëpërdrejtë ishte kryeministri Edi Rama i cili në rrjete sociale deklaroi se nuk ishte dakord që taksapaguesit shqiptarë të paguanin shpenzimet e universitetit per studentet ngeles. “Me falni po e para ministrja s’eshte as pa shkolle as me UFO, ndryshe nga cfare ju mund te keni mesuar neper kazanet mediatike, nderkohe qe pyetja ime eshte: A jeni ju dakord qe t’i paguani ju, pra taksapaguesit, shpenzimet e universitetit per studentet ngeles? Une per vete nuk jam dakord e para dhe e dyta, nuk ka asnje rritje tarifash qysh prej vitit 2014 (dhe tarifat nuk i vendos ministrja, po vete universiteti sa per dijeni, quhet autonomi universitare), po ka zhurme kazanesh, dizinformim me dashje apo llaf pas llafi, si edhe kembengulje nga nje pakice per te mos pranuar zbatimin e reformes qe e nxjerr universitetin nga bataku shumevjecar” shkruajti zoti Rama.
Ndërkohë opozita po e përkrahë këtë lëvizje të studentëve dhe krerë të saj kanë bërë thirrje për pjesmarrje në protesta. “Qytetare bashkohuni me studentet. Ata do fitojne kunder Kallam Deshtakut dhe Narkoqeverise! Fitore studenteve!” shkruan në rrjete sociale ish kryeministri Sali Berisha.

Sicred