KRYEFAQJA » LAJME » Studentët protestojnë para kryeministrisë, Basha i përshëndet, Rama ironizon, por edhe premton
Studentët protestojnë para kryeministrisë

Studentët protestojnë para kryeministrisë, Basha i përshëndet, Rama ironizon, por edhe premton

Protesta e studentëve ka marrë një drejtim tjetër orët e pas dites të së martës, kur ata u zhvendosën nga MAS drejt selisë së kryeministrit Edi Rama. Studentët nuk kishin si qëllim takimin me zotin Rama i cili gjatë gjithë ditës u kishte drejtuar ftesa për dialog, por thjesht për të vazhduar protestën e tyre sikurse thanë të vendosur për realizimin deri në një të kërkesave të tyre. Kërkesa kryesore e tyre është anullimi i Ligjit të Arsimit të Lartë me të cilin qeveria është krenuar se ka ndërmarrë një prej reformave më të rëndësishme në vend.
Ndërsa vazhdonte protesta Kreu i PD, Lulzim Basha mbante fjalën e tij ditën 28 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike. Zoti Basha tha se “Janë orë të revoltës popullore sepse studentët janë sakrificë duke thirrur një dhjetor të dytë. Gjithë respekti është për ta, kjo është liria, kjo është demokracia. Ne jemi me ta, PD është me ta, qytetarët janë me ta. E sotmja nuk është një ditë festimi, por një ditë nderimi”. “Një ndryshim po lajmërohet këto ditë në Shqipëri. Kjo lëvizje është shumë më shumë sesa tarifat universitare, është shumë më shumë sesa kjo që shohin sot. Është armatosja me kurajo që të mos heshtin më kur qeveria i merr nëpër këmbë” tha zoti Basha.
Por kryeministri Rama e ka ironizuar.”Ah, tani që çunat e PD-LSI s’duruan dot më tek Ministria e Arsimit dhe u ndanë nga studentët e nga pedagogët e pa maskuar e pa parti, doli Artisti t’i përshëndesë” shkruan zoti Rama në rrjete sociale. Por ai ka edhe një mesazh për studentet. “Ju mbytën me presionin kundër Dialogut se do ju përçaja unë,po tani kush ju përçau?! Mos e vrisni mendjen,unë jam me studentët jo me maskat e lsiPD dhe s’ju le në baltë. Jo ato pikat, po shumë më tepër se aq do bëjmë së bashku. Me të nisur Dialogun, s’ndalemi më #përUniversitetin” premton zoti Rama.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com