KRYEFAQJA » LAJME » Studentët përgatiten të kalojnë jashtë natën e dytë të protestës
Studentët përgatiten të kalojnë jashtë natën e dytë të protestës

Studentët përgatiten të kalojnë jashtë natën e dytë të protestës

Studenët të cilët prej disa ditësh po protestojnë ndaj qeverisë për ta detyruar të përmirësojnë kushtet e tyre të jetesës dhe studimit, duket se kanë vendosur të kalojnë natën e dytë të protestës para selisë së qeverisë dhe ministrisë së arsimt. Për të përballuar temperaturat e ulta që po ju afrohen 0 gradëve, studentët kanë marrë batanije dhe kanë ndezur zjarre të vegjël. Ata vazhdojnë të kundërshtojnë dialogun e kërkuar nga kryeministri Rama dhe kërkojnë vetëm vendimarrje në favor të kërkesave. Qytetarë të ndryshëm po ju ofrojnë studentëve protestues ushqime. Studentët paralajmërojnë se mund të vazhdojnë protestat e tyre edhe para parlamentit, i cili të enjten zhvillon seancën plenare.
Ndërkaq në mbledhjen e saj të zakonshme të së mërkurës qeveria miratoi në parim marrëveshjen me qeverinë gjermane për fazën e tretë të bashkëpunimit financiar për projektin e rinovimit të konvikteve në kampusin universitar të Tiranës. Granti kap vlerën e 3 milionë eurove.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com