KRYEFAQJA » LAJME » Studentët në rrethe u rikthehen auditorëve, studentët e Korçës bojkot mësimit

Studentët në rrethe u rikthehen auditorëve, studentët e Korçës bojkot mësimit

Në Shkodër, Vlorë e Gjirokastër, ka rinisur mësimi në auditorët e universiteteve. Por, ndryshe ndodhi sot në Korçë. Studentët e Universitetit “Fan Noli” kanë rinisur protestën. Temperaturat tepër të ulëta kanë bërë që një pjesë e vogël e studentëve, të të qëndrojnë vetëm për pak minuta në oborrin e universitetit, ndërsa të tjerët, protestën e shprehën vetëm përmes bojkotit të mësimit.

Në Elbasan, studentët ishin të ndarë në qëndrime. Studentët e Fakulteteve të Infermierisë, Shkencave Humane dhe Shkencave të Natyrës sot u rikthyen në auditorë, ndërsa studentët e tjerë vazhduan bojkotin, por jo protestën në rrugë.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com