KRYEFAQJA » LAJME » Stoltenberg, për taksën e vendosur nga qeveria kosovare
Stoltenberg, për taksën e vendosur nga qeveria kosovare

Stoltenberg, për taksën e vendosur nga qeveria kosovare

Para takimit dy ditor të ministrave të mbrotjjes së vendeve anëtare të NATOS, që pritet të fillojë të mërkurën në Bruksel, dhe ku tw enjten do të diskutohet edhe për kosovën, sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg foli për taksën e vendosur nga qeveria kosovare ndaj produkteve serbe por edhe për FSK-në. “Disa vende anëtarë të NATO-së janë të zhgënjyera me vendimin për taksën”, u shpreh Stoltenberg. Sipas Kosovapress, Sekretari i pergjithshëm i NATO-s tha se FSK-në do të asistohet gjatë fazës së transformimit të saj në ushtri, por ai gjithashtu kujtoi se misioni i KFOR-it do të mbetet i pandryshuar. “KFOR-i ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit në të gjithë Ballkan Perëndimor. Misioni i trupave nuk do të ndryshojë dhe këtë duhet ta kemi të qartë. Ne do të asistojmë në ndryshimin e mandatit të FSK-së, por ende nuk e kemi vendosur se si do ta bëjmë një gjë të tillë, pasi disa vende anëtare mendojnë se ky transformim po ndodh në kohë të papërshtatshme”, u shpreh ai. Stoltenberg gjithashtu g nënvizoi se FSK duhet të kujdeset që të respektojë të gjitha marrëveshjet, përfshirë edhe atë që i ndalon prezencën e saj në Veriun e vendit pa miratimin paraprak të KFOR-it.

Sicred