KRYEFAQJA » LAJME » Stoltenberg për Greqinë dhe Maqedoninë

Stoltenberg për Greqinë dhe Maqedoninë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i ka kërkuar Greqisë dhe ishn republikës jugosllave të Maqedonisë që të ratifikojnë marrëveshjen që dy vendet arritën në muajin qershor për cështjen e emrit të Maqedonisë. Në një intervistë për Kathimerini, Stolgenberg tha se NATO nuk mund ta detyrojë asnjë vend të bëjë atë që nuk do, por gjithashtu shrephu besimin se marrëveshja do të zbatohet në të dy vendet. – është thelbësore për besueshmërinë kombëtare kur një vend nënshkruan një marrëveshje dhe pala tjetër garaton se dy palët do t’i përmbahen asaj. Cdo gje tjetër do të minojë në mënyrë serioze besueshmërinë kombëtare të një vendi,

Sipas Stoltenberg marrëveshja do të ratifikohej nga Maqedonia dhe Greqia në përputhje me afatat e parashikuara në dokument. – Kjo do të thotë se një gjë e tillë mund të ndodhë në fillim të vitit tjetër, – shtoi ai. Në datën 30 shtator, në Maqedoni do të mbahet një referendum për ratifikiminm e marrëveshjes, e cila parashikon që vendi do të marrë emrin e rij Maqedonia e Veriut. Shefi I NATO-s vuri në dukje se nëse marrëveshja nuk ratifikohet dhe Maqedonia nuk vijon me ndryshimet në kushtetutën e saj, ajo nuk do t’i bashkohet NATO-s. Stoltenberg gjithashtu shprehu sigurinë se Shkupi nuk do të tërhiqen nga angazhimet e tij pasi t’i bashkohet aleancës më të madhe ushtarake në botë. – Ajo cfarë kemi parë është se vendet i janë bashkuar NATO-s dhe Bashkimit Europian, kanë respektuar detyrimet e tyre, kanë përmbushur angazhimet e tyre, dhe jam plotësisht I sigurt se ky është gjithashtu një rast I tillë. është në interesin e Shkupit dhe Athinës por edhe të gjithë Europës që dy vendet ta zgjidhin këtë cështje,

 Përsa I përket shqetësimeve greke në lidhje me mundësinë e konfliktimit me anëtarin tjetër të NATO-s, Turqinë, Stoltenberg, gjithashtu theksoi se roli kryesor i NATOs është të jetë një platformë që përpiqet të ulë tensionët, të adresojë vështirësitë si deh të ndihmojë në lehtësimin e dialogut dhe kontakteve të drejtpërdrejta mes Turqisë dhe Greqisë.

Sicred