KRYEFAQJA » LAJME » Stoltenberg paralajmëron Prishtinën: Pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri
Stoltenberg paralajmëron Prishtinën: Pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri

Stoltenberg paralajmëron Prishtinën: Pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e paralajmëroi Prishtinën zyrtare se do të “përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës”. Sipas Stoltenbergut, ky proces po udhëhiqet “në një moment mjaft të papërshtatshëm, pa u respektuar procedurat”.
Këto deklarata, kreu i Aleancës Veriatlantike i bëri në fund të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, ku është diskutuar për gjendjen në Ballkanin Perëndimor. “Kjo shkon përtej këshillimeve të shumë zyrtarëve të NATO-s dhe mund të ketë pasoja serioze për integrimin e ardhshëm të Kosovës në proceset euroatlantike”, tha Stoltenberg.
Autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri përmes tri ligjeve që pritet të miratohen në Kuvend më 14 dhjetor. Lidhur me këto synime, kreu i NATO-s tërhoqi vërejtjen se nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë “NATO-ja do ta shqyrtojë angazhimin e saj rreth Kosovës”. I pyetur se për çfarë pasojash bëhet fjalë, Stoltenberg tha se vendimet i takojnë Këshillit të Aleancës Veriatlantike, si organi më i lartë i NATO-s.

Sicred