KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Stoltenberg: NATO do të vëzhgojë “Zapad 2017 “
Stoltenberg, NATO do të vëzhgojë, Zapad 2017

Stoltenberg: NATO do të vëzhgojë “Zapad 2017 “

NATO do të mbajë nën vëzhgim stërvitjen ushtarake Zapad 2017 që zhvillohet muajin e ardhshëm mes Moskës dhe Bjellorusisë. Sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg u kërkoi dy vendeve të tregojnë transparencë dhe të angazhohen për respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Duke folur nga Polonia, ku kishte shkuar për të inspektuar zbarkimin e forcave të aleancës në lindje të këtij shteti, Stoltenberg u shpreh se të gjitha vendet kanë të drejtën të stërvisin forcat e tyre të armatosura por ato duhet të respektojnë detyrimin e të qënit transparent. Sipas rregullave të OSBE-së, shtetet që organizojnë stërvitje ushtarake ku marrin pjesë më shumë se 13 mijë ushtarë, duhet t’i njoftojnë paraprakisht vendet e tjera dhe të jenë të hapura për vëzhgues. Në një intervistë dhënë më herët për Associaated Press, Stoltenberg u shpreh Bjellorusia ka njoftuar se në këto stërvitje do të marrin pjesë 12,700 ushtarë, pra nën kufizimin e paraparë. Por, anëtarët e NATO-s kanë shprehur dyshime se shumë më tepër ushtarë do të marrin pjesë në këto manovra. E ndërsa NATO në mënyrë rutinore e thërret Rusinë që të vëzhgojë stërvitjet e aleancës, “Rusia kurrë nuk e ka ftuar asnjë aleat të NATO-s që të vëzhgojë ndonjë stërvitje të tyre, që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë”, tha Stoltenberg.

Sicred