KRYEFAQJA » LAJME » Stoltenberg i shqetësuar për propozimin për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës

Stoltenberg i shqetësuar për propozimin për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një deklaratë të publikuar sot ka theksuar “shqetësimet për propozimin për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”. Stoltenberg, që ka zhvilluar gjatë ditës biseda telefonike me presidentin Hashim Thaçi dhe me kryeministrin, Isa Mustafa, thotë se “NATO ka mbështetur zhvillimin e FSK-së si një forcë profesionale dhe shumëkombëshe në rritje” . “Sot kam biseduar me Hashim Thaçin dhe me Isa Mustafën që t’iu përcjell shqetësimet serioze të aleatëve të NATO-s për propozimin e fundit të autoriteteve të Kosovës për ta transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës në një Forcë të Armatosur, pa ndryshime Kushtetuese. E kam bërë të qartë se hapat e njëanshëm siç janë këta janë të padobishëm dhe i bëj thirrje autoriteteve të Kosovës që të jenë në kontakt të ngushtë me Beogradin”. “Në vitet e fundit, NATO ka mbështetur zhvillimin e FSK-së si një forcë profesionale dhe shumëkombëshe në rritje. Struktura, mandati dhe misioni i FSK-së janë çështje të institucioneve të Kosovës në përputhje me Kushtetutën e tyre”. “Megjithkëtë, nëse mandati i FSK-së evoluon tani në mënyrën e propozuar, do t’i duhet NATO-s që ta vlerësojë nivelin e përkushtimit të saj, posaçërisht në fushën e ndërtimit të kapaciteteve”, përfundon deklarata e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sicred