KRYEFAQJA » LAJME » Stina e verës, policia në Kukës në shërbim të përforcuar

Stina e verës, policia në Kukës në shërbim të përforcuar

Rëndimi i trafikut të automjeteve, që përkon me sezonin e verës dhe ardhja e emigrantëve në vend, ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat e policisë rrugore në Kukës për të ndërgjegjësuar drejtuesit e mjeteve dhe shmangur aksidentet e mundëshme. Ajo po vijon zbatimin e planë masave për sezonin turistik me kalimin me shërbim të përforcuar të forcave të policis jo vetëm në rrugët e qytetit por edhe në rrugët interurbane, veçanërisht në Rrugën e Kombit, aty ku edhe lëvizja në këtë përiudh është maksimale.
Vendosja e rripit të sigurimit, mos përdorimi i telefonit në drejtimin e mjetit, rrespektimi i shpejtësisë dhe shmangia e parakalimeve të gabuara, janë disa nga mesazhet që jep policia për drejtuesit e mjeteve. Gjatë këtij sezoni turistikë në qarkun e Kukësit , falë edhe zbatimit të planëmasave të Policis së Shtetit, nuk është shënuar asnjë aksident rrugor me pasoja për jetën e njerëzve.

Sicred