KRYEFAQJA » LAJME » Stina e dimrit, FA do të angazhohen në operacionet e kërkim – shpëtimit

Stina e dimrit, FA do të angazhohen në operacionet e kërkim – shpëtimit

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka paralajmëroi se FA do të përfshihen në operacionet e kërkim – shpëtimit në zonat verilindore nëse do të jetë e nevojshme gjatë dimrit që po vjen. Deklaratat e saj zonja Xhaçka i bëri gjatë një vizite në Detashmentin e Mbështetjes Rajonale në Burrel, i cili vepron në qarkun e Lezhës dhe për qarkun e Dibrës. “Mesazhi që ne kemi është që do të jemi kurdoherë në krahë të qytetarëve në ditën e tyre më të vështirë”, tha ministrja Xhaçka. Ajo tha gjithashtu se edhe bluzat e bardha në Forcat e Armatosura do të jenë pranë komunitetit, veçanërisht, në qendra shëndetësore ku nevojat për asistencë mjekësore janë të mëdha, kryesisht për shkak të largësisë dhe terrenit të vështirë. “Do të jemi në çdo fshat, për të plotësuar ato nevoja të domosdoshme, kryesisht në zona të thella dhe të vështira të vendit tonë” tha ministrja Xhaçka gjatë vizitës në Qendrën Shëndetësore Komsi që i shërben 6 mijë banorëve të fshatit.

Sicred