Kostantin Bogomolov, artist dhe stilist ruso-letonez dëshiron që, me anë të grimit, t’i transformojë femrat, në mënyrë që ato të ndihen si mbretëresha. Pasi emigroi nga Riga në Shën Petersburg, Bogomolov hapi një shkollë stilimi e cila i ndryshoi jetën njerëzve – ose të paktën pamjen e tyre – me gjithë kuptimin e fjalës.
Këto imazhe ‘para dhe pas’, janë vetëm disa nga punimet që kanë dalë nga duart e Bogomolovit: duke përdorur “njohuritë e tij në psikologji”, “ai krijon një imazh tejet të ri, duke u bazuar në profesionin dhe personalitetin e çdo gruaje.” Rezulatet janë thjesht mahnitëse, dhe sipas thashethemeve, Bogomolov i bëri të gjitha falas, vetëm për të vërtetuar se çdo grua mund të jetë një mbretëreshë. Shfletoni galerinë për të parë transformimet. Cili ju duket më interesanti?