KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Stërvitjet e pëbashkëta, takohen ministrat e mbrojtjes së SHBA-ve dhe Koresë së Jugut

Stërvitjet e pëbashkëta, takohen ministrat e mbrojtjes së SHBA-ve dhe Koresë së Jugut

Ministrat e mbrojtjes së Koresë së Jugut dhe SHBA-ve janë takuar për të diskutuar të ardhmen e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, pasi presidenti amerikan Donald Tramp u shpreh se ato do të merrnin fund. Tramp e bëri këtë deklaratë pas takimit historik me liderin koreano verior Kim Jong Un që u zhvillua të martën që lamë pas në Singapor.
Shtetet e Bashkuara kanë këmbëngulur se aleanca me Seulin, i cili gjithmonë i ka konsideruar stërvitjet e përbashkëta si thelbësore, është e hekurt. Në Korenë e Jugut janë stacionuar rreth 29,000 ushtarë amerikanë dhe çdo vit të dy vendet kryejnë stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë, shpesh të quajtura lojëra lufte. Stërvitja e radhës ishte planifikuar për në vjeshtë. Por, pas bisedimeve me Kimin, Trump i përshkroi ato si shumë provokuese dhe tha se duhet të marrin fund. Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Song Young-moo, ka biseduar me homologun e tij amerikan, James Mattis, për stërvitjet dhe sipas palës koreano jugore, të dy ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet për të ofruar mbështetje për mbrojtjen, bazuar në aleancën e fortë të Koresë së Jugut me SHBA-në.

Sicred