KRYEFAQJA » LAJME » Stërvitja e përvitshme Adrion Livex 2018 rajonale e forcave Detare
Stërvitja e përvitshme Adrion Livex 2018 rajonale e forcave Detare

Stërvitja e përvitshme Adrion Livex 2018 rajonale e forcave Detare

300 efektivë pjesmarrës me gjashtë anije nga Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Greqia, Sllovenia dhe Italia kanë përfunduar stërvitjen e përvitshme prej 10 ditësh Adrion Livex 2018 . Siguria rajonale në det, por edhe rritja e bashkëveprimit mes forcave të armatosura detare mbetet qëllimi kryesor i stërvitjes së realizuar në Shqipëri. Autoritete të larta ushtarake nga të gjitha vendet pjesëmarrëse janë bërë pjesë e përmbylljes së steërvitjes në hapsirën detare në gjirin e Vlorës, si një vlerësim për bashkëpunimin mes forcave detare të vendeve të rajonit. Adrion Livex 2018 është përmbyllur në Vlorë, një stërvitje e përbashkët mes vendeve të rajonit zhvilluar edhe në shtete të tjera , ndërsa Shqipëria ka qenë epiqendër e stervitjes së përbashkët, me qëllimin kryesor ruajtjen dhe luftën kundër trafiqeve dhe sigurisë rajonale në det.

Sicred