KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sterling: Tatuazhi betim se nuk do të prek armë!

Sterling: Tatuazhi betim se nuk do të prek armë!

Trajneri i Anglisë Gareth Southgate këmbëngul se Rahim Sterling nuk meriton të jetë i dënuar pas polemikave që kanë plasur për shkak të tatuazhit të tij. Sulmuesi i Manchester Cityt, Sterling, 23 vjeç, ka postuar një fotografi të vetë teksa ka vizatur një pushkë në pulpën e këmbës së djathtë. Futbollisti sqaroi se këtë tatuazh e ka bërë në kujtim të premtimit që ka bërë se nuk do të prekte kurrë armë, pasi i ati u qëllua për vdekje në Xhamajkë, vendin e tij të lindjes, kur ai ishte vetëm 2 vjeç. Trajneri i kombëtar angleze u shpreh se Stërling ka mbështetjen e tij dhe të shokëve të skuadrës dhe pret që futbollisti të japë më të mirën në botëror. “Ai e di se ka mbështetjen tonë. Sterling e kupton se disa njerëz kanë mendime të ndryshme për tatuazhin, por sipas mendimit tim, një tatuazh është si çdo vepër arti”, u tha gazetarëve Southgate në hotelin ku është e grumbulluar kombëtarja e Anglisë. “Është një vendim shumë individual e gjithçka lidhet me vetë personin. Ajo që është e qartë për mua, vetë Sterling dhe gjithë futbollistët e tjerë të skuadrës, është se ai nuk ka dashur aspak të promovojë përdorimin e armëve”. Pas një sezoni të shkëlqyer me kampionët e Premier League City, Sterling ka të ngjarë të jetë një nga futbollistët kryesorë të Anglisë në botërorin e Rusisë. Në Grupin G, skuadra e Sotugate do të përballet me Belgjikën, Tunizinë dhe Panamanë.

Sicred