KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Statusi i Jeruzalemit, OKB miraton rezolutën anti Tramp
Statusi i Jeruzalemit, vota kundër e Shqipërisë në OKB debatohet në parlament

Statusi i Jeruzalemit, OKB miraton rezolutën anti Tramp

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka mbështetur të enjten me vendosmëri një rezolutë në mënyrë efektive duke i bërë thirrje SHBA-ve të tërheqin njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit. Teksti i rezolutës thotë se çdo vendim lidhur me statusin e qytetit është “i pavlefshëm” dhe duhet të anullohet.
Rezoluta jo-detyruese u miratua nga 128 shtete, me 35 abstenime dhe nëntë të tjerë votuan kundër. Shqipëria sikundër kishte paralajëmruar, votoi pro rezolutës.
Rezoluta erdhi pasi Presidenti i SHBA Donald Trump kërcënoi se do të zvogëlojë ndihmën financiare për ata që mbështetën rezolutën.
Para votimit, ministri i jashtëm palestinez u kërkoi vendeve anëtare të refuzojnë “shantazh dhe kërcënime”, ndërsa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu tha se do të refuzonte rezultatin e parashikuar “të plotë” dhe do ta shkarkonte OKB-në si një “shtëpi gënjeshtrash”.

Sicred