KRYEFAQJA » LAJME » Statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, Gjykata Kushtetuese nuk pezullon ligjin
“Vettingu”, të hënën një tjetër gjykatës kushtetues në shqyrtim

Statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, Gjykata Kushtetuese nuk pezullon ligjin

Gjykata Kushtetuese rrëzoi të mërkurën kërkesën ankimore të Unionit të Gjyqtarëve për shfuqizimin dhe pezullimin e ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”. Vendimi i gjykatës lë në fuqi ligjin e miratuar më 6 tetor në Kuvend dhe që kishte hyrë në fuqi më 22 nëntor. Unioni kërkonte nga Gjykata Kushtetuese shfuqizimin dhe pezullimin e ligjit, pasi sipas tij, është antikushtetues. Megjithatë vendimi përfundimtar do të merret ditët që vijnë. “Ne mendojmë dhe jemi akoma shpresë plotë se Kushtetuesja do të shqyrtojë me objektivitet dhe paanësi siç ka bërë gjithmonë me të gjitha kërkesat tona” tha kreu i Unionit gjyqtari Gert Hoxha . Ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” është ndër ligjet e rëndësishme të Reformës në Drejtësi.

Sicred