KRYEFAQJA » LAJME » Statistika zgjedhore, PS dhe LSI më shumë vota dhe mandate, PD më pak
Statistika zgjedhore, PS dhe LSI më shumë vota dhe mandate, PD më pak

Statistika zgjedhore, PS dhe LSI më shumë vota dhe mandate, PD më pak

Në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, duket se po shënohen disa rekorde partiake. Nga numërimet deri në orën 15, PS ka fituar 746.374 vota ose 48,31 përqind. Kur kanë mbetur edhe pak më shumë se 2 përqind e votave, mendohet se numëri të rritet. Në zgjedhjet e kaluara PS fitoi 713.407 vota ose 41.36 perqind. Sipas përllogaritjeve kjo parti ka marrë deri tani rreth 33 mijë vota më shumë.
Me rritje është edhe LSI. Ajo i ka kaluar 221 mijë vota ose 14.3 përqind. Në zgjedhjet e kaluara LSI kishte fituar 180 470 vota, 10.46 përqind. Diferenca është mbi 41 mijë vota.
Ndërkaq PD ka shënuar një rënie dramatike. Deri tani për këtë parti që kishte grumbulluar gjithë të djathtën shqiptare, kanë votuar 445.853 votues ose 28,86 përqind. Në zgjedhjet e vitit 2013 demokratët morën si parti 528.373 vota ose 30.63 përqind. Diferenca është mjaftë e madhe 83 mijë vota.
Të gjitha këto të dhëna kanë reflektuar edhe tek mandatet e deputetëve. PS ka marrë 74 mandate, 9 më shumë nga zgjedhjet e kaluara. PD 43 mandate, 7 më pak nga zgjedhjet e kaluara, ndërsa LSI 19 mandate, 3 më shumë nga zgjedhjet e katër viteve më parë.
Këto të dhëna dhe të tjera pritet të jenë në qendër të komenteve dhe analizave.

Sicred