KRYEFAQJA » LAJME » Starton aksioni kombëtar “Pastrojmë shqipërinë që duam”

Starton aksioni kombëtar “Pastrojmë shqipërinë që duam”

Në ditën e parë të aksionit kombëtar për pastrimin e Shqipërisë, nuk pati vetëm angazhim për të pastruar. Një kongres shkencor ndërkombëtar për trajtimin e mbetjeve mblodhi emra të njohur të fushës së mjedisit. Për ministrin e mjedisit Blendi Klosi garantoi se çdo iniciativë për pastrimin e Shqipërisë ka mbështetjen e plotë të stafit të tij. Dhe njëherësh me pastrimin Klosi bëri të njohur se do të çohet edhe aksioni për “Shqipërinë e Gjelbër”. Aksioni kombëtar “Pastrojmë Shqipërinë që duam” startoi sot në të gjithë vendin me angazhimin e punonjësve të të gjitha institucioneve dhe nxënësve të shkollave dhe do të vijoje me organizime për këtë qëllim gjatë gjithë muajit dhjetor.

Sicred