KRYEFAQJA » LAJME » Standarte europiane në shërbimet kufitare e doganore në Hanin e Hotit

Standarte europiane në shërbimet kufitare e doganore në Hanin e Hotit

Projekti i rikonstruksionit të pikës se kalimit kufitar Hani i Hotit, një investim prej 1.8 milionë eurosh i KE, do të mundësoje ndarjen e trafikut të rëndë nga mjetet e vogla të pasagjerëve. Dy komponentët e projektit, Pika e Kalimit Kufitar me zyrat (front office) e Doganës, Policisë dhe AKU, dhe së dyti, terminali i ri doganor. Ministri Ahmetaj vlerëson se ky investim, do të ndihmoje tregtinë rajonale: “Është një investim i Bashkimit Europian prej 1.8 milionë euro. Qëllimi është i drejtpërdrejtë për të përmirësuar kushtet e punës por këtu ka një specifikë, investimi sjell pikën e kalimit kufitar në nivelin e kushteve standarde të Schengenit dhe do të përdoret nga 3 institucione shumë të rëndësishme. Do të përdoret nga Drejtoria e Policisë së Kufirit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe nga Agjensia e Kontrollit Ushqimor. “Sigurisht që jo vetëm që rrit, përmirëson, kushtet e punës por rrit edhe cilësinë e shërbimit ndaj sipërmarrjes, ndaj qytetarëve, përshpejton dhe lehtëson tregtinë ndërkufitare, është dhe pjesë e projektit të madh të lehtësimit të tregtisë rajonale dhe besoj që do të ketë efektet e drejtpërdrejta edhe në rritjen e të ardhurave, në transparencën e punës së 3 institucioneve Drejtoria e Policisë Kufitare, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Agjensia e Kontrollit Ushqimor, në raport me qytetarët dhe me sipërmarrjen” – tha Ministri Ahmetaj. Pika e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit, e cila konsiderohet si pikë e kalimit kufitar të kategorisë së parë, është jo vetëm pikë e kalimit kufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, por edhe pjesë e aksit që lidh Italinë e Slloveninë me Ballkanin jugor.

Sicred