KRYEFAQJA » LAJME » Stadiumi “Roza Haxhiu” edhe 20 ditë për të qënë gati

Stadiumi “Roza Haxhiu” edhe 20 ditë për të qënë gati

Rikonstruksioni i stadiumit “Roza Haxhiu” në Lushnje është ende në proçes. Edhe pse ka dy javë që ka startuar sezoni i ri futbollistik, verdhjeshilet duhet të presin akoma që fusha në shtëpinë e tyre të jetë gati për të pritur një ndeshje futbolli, e që skuadra të luajë përpara tifozëve që duan ta mbështesin e përkrahin atë. Jo vetëm tapeti i gjelbër, i cili ka nevojë edhe për të paktën 20 ditë për të qënë teknikisht gati për ndeshje, por edhe ambjentet e brendshme dhe të jashtme kanë ende nevoje për të përfunduar së rikonstruktuari. Kështu nga kjo vonesë skuadra e futbollit të Lushnjes do të luaje në fier jo vetëm takimin e kësaj fundjave por ndoshta edhe atë të radhës që i takon ta luajë në shtepinë e vet. Në këto kushte edhe skuadra e futbollit ka vështirësitë e saj në zhvillimin e proçesit stërvitor, pasi nuk ka se ku të stërvitet dhe pamjet flasin vetë. Lushnjarët janë kujtuar vonë për të kryer meremetimet e duhura si në ambjentet sportive ashtu dhe në fushen. Starti i kampionatit i ka gjetur në fillim të punimeve dhe duhet akoma kohë deri në përfundim të tyre. E kështu trajnerit Artan Bano dhe futbollistëve të tij u duhet t’i zhvillojnë seancat stërvitore në kushte tepër të vështira edhe për disa javë.

Sicred