KRYEFAQJA » LAJME » Stadiumi i Lushnjes drejt përfundimit

Stadiumi i Lushnjes drejt përfundimit

Ekipi i futbollit të Lushnjës shumë shpejt do të luajë në stadiumin e vet. Kështu është shprehur shefi i klubit lushnjar, Irakli Zaka për RTSH Sport. Siç kemi bërë të ditur edhe në kronikat e mëparshme, stadiumi nuk ishte i përshtatshëm për të pritur ndeshje të kategorisë superiore. Në këto kushte u desh një rikonstruksion si në ambjentet e jashtshme dhe të brendshme të tij, ashtu edhe një ndërhyrje në fushën e blertë. Por nisja e punimeve me vonesë bëri që ekipi i Lushnjes t’i luajë ndeshjet e para të kampionatit jashtë fushës së vet. Por tashmë duket se gjithçka është vënë në vijë, gjë që e konfirmon edhe shefi i klubit të Lushnjes, Irakli Zaka. Sipas të gjitha gjasave, ndeshjen e ardhshme skuadra e futbollit të Lushnjes do ta luajë në stadiumin e vet.

Sicred