KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sportisti Slloven me doping në Pjongçang

Sportisti Slloven me doping në Pjongçang

Vjen rasti i tretë me doping në Lojërat Olimpike dimërore që po zhvillohen në Pjongçang. Pas 12 ditë garash, komisarët e WADA-s kanë bërë një kontroll të befasishëm, këtë radhë për sportistët nga Sllovenia. Lojtari slloven i hokejit në akull Ziga Jeglic ka dështuar në testin antidoping dhe është pezulluar. Lajmin e ka bërë të ditur të martën, CAS-i, gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Duke nënvizuar se ky është rasti i tretë me doping në Olimpiadën e Pjongçangut. Jegliç është urdhëruar të largohet nga fshati olimpik brenda 24 orëve pas daljes pozitiv në testin antidoping. Sportisti slloven ka përdorur fenoterolin, substancë e ndaluar nga WADA, që përdoret kur ke vështirësi në frymëmarrje. Sipas deklaratës së CAS, Jegliç e ka pranuar përdorimin e dopingut, dhe sipas rregullores, atleti është pezulluar nga konkurrenca për pjesën e mbetur të Lojërave Olimpike Dimërore Pjongçang 2018.

Sicred