KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » ADISA, sporteli i ri “Probiznes”

ADISA, sporteli i ri “Probiznes”

“Probiznes” është sporteli i ri dedikuar bizneseve pranë Agjensisë së Ofrimit të Shërbimeve të Integruara, i cili u vjen në ndihmë subjekteve tregtare për të gjitha shërbimet publike të dedikuara ndaj tyre. “Rezervimi i biletës për të kryer procedura në këtë sportel apo për t’u informuar mbi kartelat e shërbimeve do të bëhet nëpërmjet aplikacionit ADISA Mobile App. Në këtë mënyrë do të reduktohet koha e pritjes së subjekteve tregtare që do të kryejnë aplikime, si dhe numri i personave që presin në radhë për marrjen e shërbimit”, nënvizoi Znj. Gjika. “Me hapjen e sportelit “Pro-Biznes”, po vendoset një standard i ri, inovativ në mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike. ADISA bëri të mundur hapjen e këtij sporteli ku do të procedohet në mënyrë të shpejtë dhe me rezervime të përcaktuara më parë, duke e përshtatur kështu modelin shqiptar të ofrimit të shërbimeve publike me modelet e vendeve të zhvilluara.” Krahas Tiranës, ADISA synon që sporteli “Probiznes” të hapet edhe në qëndrat e tjera të integruara të Kavajës, Krujës, Fierit dhe Gjirokastrës.

Sicred