KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sport, Wilder, “Bomberi i bronxtë” kërkon të vrasë një kundërshtar
Sport, Wilder, “Bomberi i bronxtë” kërkon të vrasë një kundërshtar

Sport, Wilder, “Bomberi i bronxtë” kërkon të vrasë një kundërshtar

Diontei Uaillder ka lindur në Tuscaloosa në 22 tetor 1985 dhe është një boksier amerikan, fitues i medaljes së bronztë në Olimpiadën e Pekinit në 2008. Por përveç sukseseve në boks, ai po vazhdon të krijojë skandale dhe polemika në botën e boksit pas deklaratave të dhëna në rrjetin e New York Radio Show. Fjalë të rënda, të dhunshme, aspak të këndshme që kanë sjellë reagime nga gjithë bota. “Shpresoj të kem një të vdekur midis rekordeve të mia. Dua një, e dua me të vërtetë. Nuk kam aspak frikë nga kjo që po them. Nuk kam frikë nga askush, nuk më intereson cilin kundërshtar kam përballë” – janë deklaratat e frikshme të Uaillder. “Madje kam qenë shumë afër kur hodha në ring Zpilkën dhe nuk por merrte frymë. Mendova se kishte vdekur” – ka thënë boksieri amerikan. Këto fjalë kanë sjellë reagimin e presidentit të WBC, Mauricio Sulejman. “Eshtë një fakt që nuk do të kalojë lehtë sepse dhunon kodin tonë të etikës – ka thënë ai. Ndërkohë që Sulejman konfirmon se është hapur një hetim mbi fjalët e thëna nga Uaillder. Diontei Uaillder është mbiquajtur me nofkën “Bomberi i bronxtë”. Eshtë kampion i botës në peshat e rënda në WBC që nga 2015. Duke vlerësuar fuqinë e goditjeve të tij me grusht, ai ka përqindjen më të lartë të fitoreve me KO (98.3%) në historinë e konkurrimit të peshave të rënda.

Sicred