KRYEFAQJA » LAJME » Sport, Tirana fitore me “5 yje” ndaj Apolonisë
Sport, Tirana - Apolonia, 5-1

Sport, Tirana fitore me “5 yje” ndaj Apolonisë

Është luajtur të mërkurën pasdreke takimi i prapambetur i javës së 22-të të Kategorisë së Parë dhe Tirana ka korrur një fitore të thellë, 5-1 ndaj Apolonisë. Në fakt, takimi i vlefshëm për grupin B të nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, ka patur vetëm skuadër në fushë, pasi bardheblutë do ta dominojnë atë nga fillimi deri në fund, pa e vënë aspak në diskutim fitoren. Pjesa e parë e sfidës së luajtur në Stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet dhe të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, është mbyllur me epërsinë dygolëshe të Tiranës, me autorë Grecën dhe Muçin. Të dy këta lojtarë do ta gjejnë edhe nga një herë tjetër rrugën e rrjetës në pjesën e dytë, ndërsa emrin në listën e shënuesve do ta shënojë edhe kapiteni Karabeci. Golin e ngushëllimit për fierakët do ta realizojë Dimo. Me këtë fitore, Tirana shkëputet me 7 pikë në krye të renditjes nga ndjekësja më e afërt, Bylisi.

 

 

Sicred