KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sport: Ndahet nga jeta Nicky Hayden
Sport, Ndahet nga jeta, Nicky Hayden, motocross, motociklizem

Sport: Ndahet nga jeta Nicky Hayden

Nikolas Patrik “Nicky” Hayden, i mbiquajtur Kentaki Kid, kampion bote në Moto GP në 2006, e nga 2016 pjesëmarrës në Superbike është ndarë nga jeta një ditë më parë. Vetëm 36 vjetë, piloti amerikan nuk ka mundur të mbijetojë pas aksidentit të rëndë që pësoi 5 ditë më parë. Një jetë e shuar që ka shkaktuar një tërmet dhimbjeje në botën e të gjithë të apasionuarve pas motorit. Aksidenti i 17 Majit rezultoi fatal. Pas 5 ditë qëndrimi në spital, kur të gjithë shpresonin që Niki t’ia dilte, ai u shua duke lënë një boshllëk në zemrat e të gjithë atyre që e njihnin dhe që u ka përcjellë humanizmin e tij përpara shfaqjes së talentit në pistë. Andrea Ianone, Dani Pedroza, Valentino Rosi, mark markez e shumë pilotë të tjerë kanë shprehur me mesazhet e tyre ngushëllimet dhe dhimbjen për humbjen e mikut të tyre. Ndërkohë që janë sqaruar edhe shkaqet e aksidentit të 17 majit, në të cilin u përfshi piloti i Superbike. Duke u bazuar në një kamera të ndodhur në një banesë afër vendit të aksidentit, pamjet tregojnë se “Nicky Hayden nuk ka ndaluar në vendin ku ishte tabela “stop”, e më pas është përplasur keq me makinën që po vinte. Pra fati shkruan për Nikin: I ndodhur në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Pasi kanë parë videon, policia rajonale në deklaratën e saj ka shkruar: “Gjithëka është shumë e qartë, mund të flasim për një mungesë të përqëndrimit nga ana e pilotit dhe shpejtësi e madhe nga ana e veturës”.

Sicred