KRYEFAQJA » LAJME » Sport, Afrim Taku në Rubrikën Sportive në TVSH
AfrimTaku, Sport, Afrim Taku në Rubrikën Sportive, në TVSH

Sport, Afrim Taku në Rubrikën Sportive në TVSH

“Këtë ndeshje duhet ta fitojmë patjetër edhe sikur t’i kemi arbitrat kundër”. Kështu u ka thënë trajneri Daja futbollistëve të tij në pushim të ndeshjes me Kukësin. Duket se këto fjalë kanë qenë të mjaftueshme për të nxitur lojtarët e skuadrës korçare për të bërë më shumë në pjesën e dytë dhe të arrijnë të fitojnë ndeshjen e të marrin tri pikët. Ndeshjet e kampionatit janë një “detyrë shtëpie”, pra një detyrim për t’u luajtur e fituar, ndaj çdo kundërshtari që të kemi përballë – ka thënë Afrim Taku në emisionin Rubrika sportive në RTSH. Ndaj nga presidenti Takaj nuk presim asnjë premio. Ndryshe është në ndeshjet e Ligës së Evropës. Boshti i skuadrës, i ruajtur prej disa vitesh te Skënderbeu duket se është suksesi i tij si në kampionat ashtu edhe në ndeshjet ndërkombëtare. Për shkak se kombëtarja do të luajë dy ndeshjet e radhës në eliminatoret e botërorit Rusi 2018, kampionati shqiptar është pushim. Por duket se këto ditë pushimi nuk do ta dëmtojnë skuadrën e Skënderbeut, përkundrazi i japin një frymëmarrje futbollistëve, për shkak të kalendarit të ngjeshur të ndeshjeve, si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Evropës.

Sicred