KRYEFAQJA » LAJME » Spitali “Ihsan Çabej”: Ne e kemi ruajtur me fanatizëm ambientin!

Spitali “Ihsan Çabej”: Ne e kemi ruajtur me fanatizëm ambientin!

Disa ditë më parë ministrja e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Ogerta Manastirliu, njoftoi se do të nisë aksioni në të gjithë Shqipërinë për pastrimin e territoreve spitalore nga aktivitetet dhe bizneset e paligjshme.
Por duket se ky aksion nuk do të jetë i nevojshëm në Spitali “Ihsan Çabej” të Lushnjës. Ai mund të renditet ndër të paktët spitale në vend që asnjëherë nuk ka lejuar ndërtime pa leje brenda territorit të tij gjatë 25 viteve.
Drejtuesja e këtij institucioni, Panore Veliu, shprehet se në 25 mijë metra katrorë hapësirë të spitalit nuk ka ndërtime të paligjshme që të ushtrojnë aktivitete biznesi. “Kolektivi ynë nuk ka lejuar ndërtime, ne e kem i ruajtur me fanatizëm” thotë Panore Veliu drejtoreshë e spitalit. Ndërkaq spitali dhe pacientët e tij tij presin rritjen e investimeve për modernizim dhe rritje të nivelit të shërbimit.

Sicred