KRYEFAQJA » LAJME » Spitali i Traumes, realizon operacioni i parë me artroskopi

Spitali i Traumes, realizon operacioni i parë me artroskopi

Deri një vit më parë operacionet në gju për trajtimin e çarjeve të miniskut, për dëmtimet e ligamenteve, apo për heqjen e pjesëve të lira të kockave refuzoheshin nga pacientët të kryeheshin në spitalet tona, pasi metoda që ofrohej ishte vetëm me kirurgji të hapur. Sot spitali i traumes falë investimit në pajisje të reja ka bërë të mundur operimin e tre pacientëve të parë me artiskopi, aparaturë kjo që mundëson futjen e një kamera të vogel në kyçin e gjyrit, për të lejuar mjekun të shoh direkt në strukturat brenda tij. “Është një pajisje që kryen ndërhyrje mini invazive për problemet që lidhen me traumat e artikulacioneve apo edhe për probleme kronike degjenerative që mund të kenë të sëmurët. Janë ndërhyrjet e para që po realizohen, stafi sigurisht që është i trajnuar”. Drejtori i Spitalit të traumes Arben Zenelaj në bazë të kërkesave sqaron se sa mund të jetë edhe numri i pacientëve që do ti nënshtrohen këtij operacioni. “Numri i pacientëve që do trajtohen me ktë lloj aparature nuk mund të themi me shifra ekzakte por besoj do ti kaloje mbi 200 nga të dhënat që kemi nga mjekët. Sigurisht që kjo është një proçedurë që ofron një standart të lartë të trajtimit që është e njëjtë me vendet e tjera të bashkimit europian krijon lehtësira për pacientët pasi periudha e rehabilitimit të pacientëve mbas trajtimit është shumë më e shkurtër në krahasim me metodën e operacionit të hapur. Spitali i Traumes përballet me një numër të madh urgjencash, vetëm për vitin që kaloi për këtë spital janë llogaritur 49 mijë urgjenca.

Sicred