KRYEFAQJA » LAJME » Spitali gjinekologjik në Durrës pas djegies
durres, spitali gjinekologjik, mjeket, paciente, pa nevoje per operacione, djegie e qarkut

Spitali gjinekologjik në Durrës pas djegies

Në pavionin e katit të katërt të materinitetit të Durrësit, pas djegies së panelit elektrik, po punohet intensivisht që ambientet të jetë gati dhe të vihet në punë ashtu si më parë. Shefi i shërbimit të obstetri-gjinekologjisë Arjan Prodani është shprehur se gjatë këtyre ditëve nuk ka pasur nevoja për kryerjen e operacioneve me përjashtim të dy rasteve që janë dërguar drejt Tiranës. Drejtori i spitalit rajonal të Durrësit shprehet se janë marrë të gjitha masat që ditën e mërkurë edhe kati i katërt të jetë në funksion të plotë. Zjarri në panelin elektrik ra në orët e para të mëngjesit të së shtunës së kaluar, por falë ndërhyrjeve të shpejta të personelit dhe shërbimit zjarrfikës nuk pati dëme të mëdha.

Sicred