KRYEFAQJA » LAJME » Spitali Fier, nis ndërtimi i repartit të Hemodinamikës

Spitali Fier, nis ndërtimi i repartit të Hemodinamikës

Duke nisur nga viti i ardhshëm, pacientët me sëmundje kardiake të Fierit, por dhe gjithë jugut të vendit, nuk kanë pse marrin rrugën për në Qendren Spitalore Universitare “ Nënë Tereza” në Tiranë. Pranë spitalit rajonal Fier, ka nisur investimi për ndërtimin e repartit të hemodinamikës, i cili për herë të parë do të mbuloje urgjencat kardiake me metoda të avancuara, por ku do të kryhen për herë të parë dhe ndërhyrjet e kardiologjisë invazive: Për mjekun Kardiolog- Hemodinamist Ndriçim Kallashi, ky është një tjetër premtim i mbajtur, që eviton dërgimin e pacientëve drejt Tiranës.

Punimet për ndërtimin e repartit do të kushtojnë 30 milionë lekë, e pritet të përfundojnë brenda dy muajsh, ndërsa aparaturat do kushtojnë në vlerën e 1 milionë eurove. Paralelisht, po përgatiten dhe burimet njerëzore, mjekët e specializuar, që do të kryejnë ndërhyrjet e kardiologjisë invazive në këtë spital, duke nisur nga janari i 2019-es.

Sicred