KRYEFAQJA » LAJME » Spitali Ersekë-mungesë të mjekëve specialistë

Spitali Ersekë-mungesë të mjekëve specialistë

Pavarësisht kapaciteteve me godina dhe shtretër në pavionet e Spitalit Ersekë, mungesa e mjekëve specialistë është gjëja që bie në sy. Kjo pikërisht e ka kthyer këtë Spital aktiv në pjesën më të madhe vetëm në shërbimin e Urgjencës, pasi për rastet specifike i referohen Spitalit Rajonal të Korçës. Kjo është gjëndja momentale në spitalin e bashkisë Kolonjë në qytetin e Ersekës, ku pavarësisht se kushtet spitalore janë të mira dhe godinat deri diku të përshtatshme, mungesa e mjekëve specialistë në disa prej pozicioneve kyçe bëjnë që ky spital të ndjejë mungesën por edhe të ketë një numër të paktë pacientësh. Në lidhje me mungesën e pozicioneve, kryeinfermieri i Spitalit bën të ditur edhe pozicionet të cilat janë vakante në këtë spital në të gjitha pavionet: “Spitali jonë përbëhet nga 9 mjekë. Kemi mjekë specialistë si psh.Pneumolog, patolog, mjek laborator, mjek transfuzioni gjaku. Kemi mungesa të specialistëve si psh. në shërbimin e neurogjisë, kardiologjisë, pediatrisë dhe kirurgjisë”. Mungesa e mjekëve specialistë ka sjellë për pasojë dhe faktin që në këtë spital të trajtohen vetëm rastet e thjeshta, ndërsa ato raste që kanë nevojë për shërbimin e specialistëve që mungojnë i drejtohen Spitalit Rajonal të Korçës. Një tjetër mundim ky qoftë për punonjësit e spitalit por më së shumti për pacientët që duhet të bëjnë një rrugë prej 44 km që për shkak të infrastrukturës së keqe rrugore përshkrohet për më shumë se një orë.

Sicred